Bashkëpunimet në tregun muzikor shqiptarpër sezonën e verës janë të shumta. Kësaj radhe, forcat i bashkuan Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda.

Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Kështu është dhe dueti i radhës, i cili është me producentin Elgit Doda.

Ky i fundit po ashtu ‘mban fronin’ për të tilla këngë. Bashkëpunimi i tyre më i ri mban titullin ”Si mua” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Ky projekt është tipik nga ata që të ’prekin telat e zemrës’, diçka që e bëjnë shumë mirë të dy artistët. Jemi të sigurtë që shumë prej jush do të gjejnë disa copëza të vetes në të.

Kujtojmë që edhe ky vit ka qenë mjaft aktiv për të dy këngëtarët, Dafina ka sjellë disa projekte muzikore, shumica prej të cilëve bashkëpunime. Ndërkohë, edhe Elgiti përveç atyre solo solli edhe bashkëpunimin me Claydee, Romeon dhe Donald Veshaj, ”Habibi Lele”.