Pas thuajse 5 muajsh pritje, artistja e dashur për publikun shqiptar, Kida, më në fund është rikthyer me një bashkëpunim muzikor.
“Lila” mban titullin prurja më e re e Kidës, e cila ka zgjedhur të mos vijë “solo” por në një bashkëpunim me Samra, duke e prezantuar këtë të fundit me publikun shqiptar.
Pavarësisht se Samra është në personazh i njohur në Gjermani, për publikun shqiptar, kjo është hera e parë që ai i prezantohet tregut shqiptar.
Kënga është realizuar me videoklip fantastik, xhirimet e të cilit janë bërë në Dubai. Për muzikën dhe beatin janë kujdesur Mixey dhe Apollo ndërsa teksti është shkruar nga Nuk dhe Samra.
Ky bashkëpunim muzikor është pritur mjaft mirë nga publiku, sugjerimet e të cilit e kanë pozicionuar menjëherë në “Top 20” në klasifikimin e “Top Awards”.
Po kush është Samra?
Samra, emri i vërtetë i të cilit është Hussein Akkouche, është një reper gjerman, me prejardhje libaneze.
Në vitin 2018-të, ai arriti të pozicionohen në vendin e parë në klasifikimet muzikore në Gjermani me këngën “Cataleya”. Në vitin 2019-të, Samra u shpall fitues i cmimit “Hiphop de Award”, në kategorinë e Best National Newcome.
Samra ka tërhequr vëmendje në tregun muzikor gjerman për herë të parë në vitin 2016-të, ku performoi si i fituar në koncerin e një grupi të njohur gjerman.
Nuk dihet arsyeja se pse Samra ka zgjedhur t’i prezantohet publikut me këtë emër arti, i cili në arabisht është emër femre dhe që i referohet bruneve.