Vetëm pak ditë më parë, një ndër artistet mjaft të preferuara të publikut shqiptar, Kida, ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të. Pas kaq shumë vitesh në tregun muzikor shqiptar, këngëtarja sa vjen dhe shfaqet më e pjekur, qoftë në aspektin personale por edhe atë provesional.
Pavarësisht se është një artiste që nuk konsumon alkool, Kida ka ardhur “e dehur” në projektin e fundit muzikor, nisur kjo nga titulli që artistja i ka vendosur këngës.
“Drunk” titullohet prurja e saj më e re muzikore, përmes të cilit ka bërë një mbyllje mjaft të bukur për vitin 2020-të.
Teksti i këngës, i cili është shkruar nga Nuk, flet me një person që është zhdukur, duke mos lënë asnjë gjurmë. Një person që ka kërkuar të ketë një Kim Kardashian për të patur vëmendjen por tashmë nuk ka asgjë.
Si gjithmonë artistja ka ardhur në një formë perfekte fizike, për të cilën është kujdesur Diana Qerimi ndërsa për make up Vesa Gashi.
Me muzikë të Mixey Music dhe “beat” të Mixey dhe Apollo, kjo këngë ka arritur të marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e listës, duke debutuar menjëherë në “Top 20”.
Sa i përket videoklipit, ai është realizuar nga Entermedia ndërkohë që koncepti dhe idea ka qënë e Diellza Mehmetaj.