Në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” ka shumë këngë të cilat nuk kanë ndërmend të largohen nga lista pavarësisht kohës së gjatë që janë publikuar dhe janë bërë pjesë e “The Top List”.

Nga ana tjetër disa artistë janë të renditur si këngëtarët me më shumë këngë në klasifikim, pasi publiku vazhdon t’i mbështesë projektet e tyre duke i votuar nga java në javë edhe pse kanë disa kohë që janë publikuar.

Kida dhe Tayna janë artistet me më shumë këngë në listë, këngët e të cilave janë renditur mjaft mirë por duket Butrint Imeri ia ka dalë të renditet thuajse gjatë gjithë kohës në “Top 20” me këngët e tij.

Butrint Imeri, i cili për disa muaj kishte munguar të ishte i pranishëm në tregun muzikor, ka patur një mbështetje të vazhdueshme nga fansat e tij, duke e renditur në 20 këngët më të dëgjuara të javës.

Këngët e Butrintit, “Hajt Hajt”, “Sa gjynah”, “Kush”, “Bakllava, “Alea”, “Dream Girl”, dhe “M’ke rrejt” janë të renditura përkatësisht në vendin e 7-të, 8-të, 9-të, 11-të, 12-të, 13-të dhe 14-të.

Ndërsa këngët e Kidës, “Malli”, “Tela”, “Deja Vu”, “Ti”, “Bileta”, “Merri Krejt”, “Harroj”, “Ka je”, “Anderr”, “Don’t Say No More”, “Pe du”, “Mas” dhe “Kce” renditen perkatesisht ne vendin e 10-të, 17-të, 21-të, 24-t, 26-të, 30-të, 35-të, 37-të, 41-të, 42, 44-t, 47-të dhe 53-të.

Tayna, e cila ka në total 12 këngë në total, renditet gjithashtu mjaft mirë. “Bye Bye”, “Pasite”, “Sorry”, “Columbiana”, “Aje”, “Doruntina”, “Shqipe”, “Kce”, “Fake”, “Caliente”, “Pow Pow” dhe “Ring Ring” renditen përkatësisht në vendin e tretë, 18-të, 19-të, 22-të, 23-të, 29-të, 32-të, 34-t, 36-të, 38-të, 40-të, 48-të dhe 51-të.