Prej muajit nëntor, “The Top List”, ndryshoi përmbajtjen e saj ku nga 50 këngë, në të do gjendeshin plot 100 këngë. Ky ndyshim solli si rezultat që shumë artistë të jenë pjesë e klasifikimit me disa këngë.

Ndërkohë që janë shumë artistë që kanë në “The Top List” të paktën dy këngë, ka dhe shumë të tjerë që kanë 4,5 apo 9, siç është rasti i Capital T.

Kjo javë ka renditur mjaft mirë tre artistët e famshëm, Kidën, Butrint Imerin dhe Ledri Vulen. Falë mbështjetjes së madhe nga ana e fansave, këta artistë kanë më shumë këngë në “Top 20”.

Kida është pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” me 5 projekte muzikore, të cilat ende nuk e kanë humbur shijen e tyre, duke u renditur në pozicionet më të rëndësishme.

“Harroj”, “Pe du”, “Kce”, “Anderr” dhe “Don’t Say No More” pozicionohen përkatësisht në vendin e 7-të, 9-të, 11-të, 12-të dhe 13-të.

Butrint Imeri është një tjetër këngëtar që ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, kryesisht atij femëror. Ky artist ndodhet në “Top 20” me 4 projekte muzikore. “Xhanem” prej 4 javësh kreun e listës ndërsa “Veç per mu”, “Mona Lisa” dhe “Bella” renditen përkatësisht në vendin e 6-të, 8-të dhe 15-të.

Nga ana tjetër Ledri vazhdon të jetë si gjithmonë i preferuari i publikut. Ai është pjesë e listës me 5 projekte muzikore, përfshi “solo” dhe bashkëpunime. Tre prej këtyre këngëve janë të renditura në “Top 20”, duke treguar intersin e madh që fansat kanë ndaj muzikës së tij. “U harrum”, “1 Janari” dhe “Nona” renditen përkatësisht në vendin e 16-të, 17-të dhe 18-të.