Arbër Salihu, apo siç njihet me emrin e tij të artit si La Fazani, është një ndër artistët me stilin më unik që e bën menjëherë të dallojë nga të tjerët. Së fundmi ai ka sjellë këngën e tij më të re të titulluar “Fluturoj”, një këngë dashurie, ndryshe nga “Hajde me shuplakë”.
Pse kjo zgjedhje?
“Hajde me shuplakë” është satirë, parodi, tërësisht tjetër. Nuk kam dashur të hyj në kornizë për këngët që dua të bëj. Kështu që “Fluturoj” është komplet tjetër apekt, tjetër dimension. Është këngë dashurie, të kemi dashuri sa më shumë në botë, me njëri-tjetrin, me njerëzit e afërt, me të gjithë përreth. Ku ka më mirë se të ndihemi mirë duke dëgjuar një këngë dashurie. Për mua, të gjitha këngët e dashurisë janë këngët më të fuqishme.
Gjithhtu edhe klipi është mjaft i veçantë…
Ashtu si gjithmonë edhe në këtë klip jam angazhuar vetë. Jam thjesht unë dhe e dashura ime Likana Cana, që edhe ajo është artiste. Kemi qenë në pushimet tona gjatë verës në Shqipëri. Kemi xhirur dhe e kemi montuar vetë. Kjo tregon një vrtetësi, një farë intimiteti që e kemi ne në lidhjen tonë dhe i jep një lloj autenticiteti klipit. “Fluturoj”, nga të gjitha këngët e albumit të ri që publikohet brenda tre muajsh, është një këngë e veçantë në sensin ritmik, harmonik edhe tematik.
A është e vështirë të punohet me ty, duke qenë shumë detajist?
Është pak e vështirë të punohet me mua, prandaj po i bëj të gjitha gjërat vetë. Duhet t’i kuhtoh rëndësi detajeve që vepra të dalë ashtu siç do ti. Prandaj është problem të gjesh njerëz që janë profesionistë, por edhe që të kuptojnë pikëpmjen tënde.
Ke ndonjë surprizë të rezervuar për publikun në vazhdim?
Ka shumë punë të vogla për të cilat duhet të jem në Tiranë. Dua që sa më shpejt të kem një performancë live në Tiranë, por ende nuk është asgjë e konfirmuar. Pas gjithë kësaj vere është momenti i duhur për një performancë live.