Pas dy bashkëpunimeve shumë të suksesshme me Ledri Vulën gjatë verës, Elvana Gjata tani kthehet solo. Projekti i saj më i ri mban titullin “Gocat” dhe është publikuar vetëm dy javë më parë.

“Gocat” na sjell edhe njëherë ndërmend periudhën e verës, që në fakt nuk na ngjason shumë larg edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta që na shoqërojnë ende. Kënga e re e Elvanës hyri këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe arriti që të pozicionohej në vend të pestë.

Kënga e “Gocave”, është një projekt tek i cili do ta gjejnë veten shumë prej publikut. Me një klip mjaft të veçantë, të bukur estetikisht dhe plot ngjyra, padyshim që do t’ju argëtojë dhe do t’ju ‘shplodhë’ sytë.

Elvana goditi edhe njëherë tjetër në shenjë me projektin e fundit. Le të shohim se çfarë surprizash do të na rezervojë kënga “Gocat” në javët e ardhshme.