Kelly godet me prurjet e tij muzikore! Jo një, por dy këngë të tij kanë hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”.

“Ku je” dhe “Ti” me Egli Takon, janë këngët që kanë marrë votat e shumta të publikut dhe që vijnë këtë javë në Top 100. Dy projekte sa të ngjashme e po ashtu dhe shumë të njëjta.

“Ku je” është një këngë ritmike, tipike për periudhën e nxehtë të verës. Edhe pse plot energji ama, mesazhi nuk i largohet shumë aspektit romantik, siç dhe kuptohet dhe nga titulli.

Pjesë e klipit “Ku je” është dhe këngëtarja Egli Tako. Dyshen përveç se i bashkon miqësia, profesioni, janë të dy pjesë e reality show-t “Big Brother VIP 4”, e po ashtu janë dhe bashkëpunëtorë mjaft të mirë.

Thënë kjo, dalim në projektin tjetër, “Ti”. “Ti” është kënga që Kelly dhe Egli kanë shkruar dhe krijuar së bashku brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një baladë e ngrohtë dashurie dhe dhimbje, që jemi të sigurtë që secili do të gjejë një copëz nga vetja. “Ti” është pozicionuar në vend të dytë të listës për këtë javë.