Vetëm një muaj pas “S’je këtu”, Kelly ka ardhur me projektin e tij më të ri muzikor. “Hello” mban titullin kënga e tij që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Kelly njoftoi se shumë shpejt do të vinte me projekte të reja. Dhe vërtet ashtu ndodhi.

Nuk vonoi shumë dhe artisti erdhi me “Hello”, sërish një këngë e ndjerë dashurie, siç i shkon vetëm Kellyt. Tanimë jemi mësuar me artistin që di si të na prekë telat e zemrës dhe çdo krijimi i tij patjetër që arrin të depërtojë thellë brenda nesh.

Siç Kelly ka njoftuar, albumi i tij do të publikohet në fund të këtij muaji dhe me shumë mundësi “Hello” do të jetë pjesë e tij. Projekti e ka pozicionuar artistin në vend të 100-të për këtë javë.