Gjendjen në të cilën po kalon jo vetëm Shqipëria por e gjithë bota, ka ndikuar në cdo aspekt të jetës, ashtu sikurse edhe në muzikë.
Disa prej artistëve shqiptarë, të cilët tashmë prej javësh gjenden në vetëkarantinim, kanë vendosur të publikojnë projektet të cilat i kishin përfunduar ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur të gjenden pranë publikut përmes Instagramit, duke kënduar “live”.
Kjo javë mund të konsiderohet e paralizuar sa i përket hyrjeve të reja në klasifikimin e “The Top List”.Gjatë kësaj jave asnjë këngë e re nuk është shtuar listës zyrtare të “Top Awards”, duke treguar kështu që artistët po e respektojnë më së miri karantinën.
Sa i përket pozicionimit në listë, “Top 3” është përballur me një ndryshim të vogël dhe ai është pikërisht vendi i tretë, në të cilin është pozicionuar bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut, “Për një dashuri”, duke zhvendosur “10/10” të Ledri Vulës në vendin e 4-t.
Ndërsa sa i përket vendin të parë, për të tretën javë rresht renditet “Loco” e Stresit, ndërsa sikurse edhe javën e kaluar “Prej Inati” e Ledrit mban vendin e dytë.