Ai ka ardhur në tregun muzikor më në fund me një projekt muzikor, i cili mund të quhet padiskutim më seriozi, i publikuar deri më tani. Bëhet fjalë për Gjergj Kaçinarit, i cili tashmë ka një emër të ri në fushën e artit, Kachinari , i përshtatshëm për tregun europian.
Ish-konkurrneti i The Voice, ka më shumë së një muaj që ka publikuar projektin tij muzikor “Sweet Cruelty”, i cili po korr një suksses të jashtëzakonshëm në industinë muzikore në Shqipëri. Vetëm ketë javë ai është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t të klasifikimit të “The Top List”, një arritje kjo shumë e madhe për artsitin.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Wake Up”, Kachinari ka folur për mundësinë e futjes së tij në tregun europian si edhe për eksperiencat e tij të mrekullueshme duke performuar me grupin e njohur amerikan Toto dhe kitaristin e Bon Jovi, Phil X.
“Kam patur disa kontakte të rëndësishme dy vitet e kaluara, të cilat përveçse t’i shijoj, vendosa edhe ti shfrytëzoj. Skena e huaj, mendoj se nuk është edhe aq shumë e paprekshme sa duket si nivel apo standart”, shprehet Kachinari.
Rokeri ka treguar se para dy vitesh ai ka preformuar me grupin e njohur amerikan Toto, ku luan istrumentisti i Michael Jackson, Steve Porcaro. Ndërsa vitin e kaluar ai ka performuar në Frankfurt dhe Slloveni me kitaristin e Bon Jovi-t, Phil X.
Nga ana tjetër, Kachinari është shprehur se pavarësisht kontakteve, e rëndësishme është të kesh një material të mirë dhe të tregosh që je më i miri.
I rritur në një ambient muzikatësh, djali i kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari, ka zbuluar se pavarësisht se babai i tij nuk është fans shumë i madh i kësaj muzike, ai dhe e gjithë familja e tij ka mbështetur artin e tij.
Po a ka qënë e lehtë për Gjergjin rritet në një familje muzikantësh?
“Ka qënë e lehtë dhe e vështirë njëkohësisht. Ka qënë pak e vështirë pasi në momentin që unë i bija pianos dhe bëja një diçka gabim, dëgjoja mamin, babin apo motrën që më kritikonin menjëherë, pra je nën vezhgim gjatë gjithë kohës. Por nga ana tjetër ka qënë edhe e lehtë pasi kur unë kisha nevojë për një konsulencë apo mendim, kisha personat e duhur”, shton Kachinari.
Ndërsa për faktin e të qënurit djali i kompozitorit të njohur, Gjergji tregon se e ka patur të vështirë pasi shpesh herë është paragjykuar sepse mendoheh se për çdo arritje, kishte dorë babai i tij.