Një ndër hyrjet e reja të kësaj jave dhe mjaft e përfolur ka qënë kënga “La Familia“, e cila është pozicionuar menjëherë në vendin e 42-të. Sikurse edhe vetë titulli, këtë projekt e kanë sjellë disa artistë, të cilët janë si një famlijee vërtetë, nën logon e labelit “Missing Link Entertainment”.
Sugjerimet e publikut kanë bërë që ky projekt muzikor i Romeo, Fibo, Soze, B1N0 & B.O.K. të futet mënjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 42-të.
Po kush janë artistët e “La Familia”?
B.O.K, emri i vërtetë i të cilit është Enkeled Gjokhilaj, është një artist i cili ka nisur të merret me muzikë që në vitin 2002-të. Shkak për hyrjen e tij në rrugën e muzikës është bërë pikërisht zhvendosja e tij në Angli, ku u përball me rracizmin dhe muzika lindi si një nevojë per të shprehur vështirësitë e tij. Në fillim të viteve 2000, ai formoi një grup “Sickoz by Heart” të cilët ishin pjesë e “Era Corrputed Family” dhe kjo ishte dega e Anglisë për grupin e madh “The Bloody Alboz” me “Unikkatil” në krye Antarët e grupit vendosën të ndiqnin karrierën e tyre individualisht, një vit më vonë dhe B.O.K. u largua nga muzika për arsye personale. Ai u rikthye në muzik fuqishëm në vitin 2018 me një HIT “COCAINA” në bashkëpunim me Grido. B.O.K është gjithashtu një ndër krijuesit e labelit “Missing Link”.
Soze, i lindur në vitin 1988, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 17-vjecare. Soze, i cili jeton në Angli, për arsye personale, ai u largua nga muzika por gjithmonë duke shkruajtur dhe kompozuar tekste, fillimisht në anglisht dhe pastaj në shqip. Në vitin 2018-të, ai vendosi t’i përkushtohet muzikës, ku në shënjestër ka tregun shqiptar.
Samet Harlicaj aka B1N0 ka lindur më 26 Qershor të vitit 1995 në Bajz të Malsisë së Madhe por prej vitesh jeton në Angli. Endrra për muzikën filloi kur ai ishte vetëm 5-vjec, teksa këndonte për familjen dhe miqtë dhe kështu në moshën 18-vjecare, ai arriti të nënshkruante kontrantën e parë në muzikë me një label anglez. Pas shkëputjes nga ky label, B1N0 bëri një pauzë të shkurtër në muzikë, për t’u rikthyer fuqishëm në një bashkëpunim me B.O.K, “El Chapo”, i cili i siguroi kontratën me një tjetër label, “Missing Link Entertainment”.
Romeo, emri i vërtetë i të cilit është Michele Romeo, lindi më 9 shtator 1996 në Londer nga prindër shqiptar dhe sicilian. Pasioni i tij për muzikën nisi para se ai të fliste, teksa kërcente dhe përdorte sendet e shtëpisë si instrumente muzikore. Këtë pasion ai e vazhdoi më tej, duke studiuar inxhinieri muzike, ku mori edhe njohuritë bazë të muzikës. Pavarësisht se muzika shqiptare për Romeo-n ishte pak problem për shkak të gjuhës, në vitin 2019-të ai firmosi një kontratë me “Missing Link Entertainment”, kur edhe publikoi projektin e tij të parë, “Blakata”, i cili rezultoi mjaft i pëlqyer.
Fibo, emri i vërtetë i cilit është Fabio Romeo, ka lindur në Londër nga prindër shqiptar dhe sicilianë. Ai është vëllai i vogël i Romeo dhe është gjithashtu pjesë e labelit “Missing Link Entertainment”. Fibo është artisti më i ri, me stilin më “fresh” në “Missing Link Ent.”, që vjen drejt nga “Ghetto” e Tottenham, që shquhet për një nga lagjet më të rrezikshme në Londër. Ai është plot frymëzim dhe gati për të përdorur armën më të fuqishme, mikrofonin. Fibo hyri në treg me këngën “LA FAMILIA”, një bashkëpunim me të gjithë antarët e “Missing Link Entertainment”.
“Missing Link Entertainment” u krijua nga Eraldo Meta (Raldi) në vitin 2018-të për menaxhimin e karrierës së B.O.K, i cili kishte bërë një pauzë të gjatë në muzikë për arsye personale. Pas pak kohës disa artistë të tjerë iu shtuan labelit si B1N0, Romeo, Fibo dhe Soze dhe kështu Raldi dhe B.O K vendosën që të krijonin një kompani të rregullt nën emrin “Missing Link Entertainment”. Emri “Missing Link” do të thotë “lidhja që mungon” dhe u frymëzua nga ideja që Raldi u bë shkas për rikthimin e B.O.K’s në muzikë sepse ishte lidhja që mungonte midis tij dhe industrisë së muzikës.