Fifi është një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Ajo padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite.

Fifi artistja e cila do të jetë këtë të shtunë në “A Live Night” për kënaqësinë e të gjithë dëgjuesve. Një emision që na ka mbajtur gozhduar para ekranit, na ka bërë të njohim një tjetër anë të artistëve tanë të dashur dhe të dëgjojmë hitet e tyre më në zë.

Në një rrëfim tejet personal e me tingujt e hiteve të saj më të mira, nata e së shtunës është për të mos u humbur. Ne po ju njohim me disa nga hitet që artistja do të sjellë për publikun dhe që jemi të sigurtë që janë ndër më të preferuarat e juaja…

1.Diell

2. Psikopatja jote

3. Hana

4. Marova

5. Kriminel i zemrës