Që të themi se na ka munguar Art Abazi, kjo është pak. Artisti na ka ‘braktisur’ për pak kohë dhe është shkëputur disi nga projektet e reja muzikore.

Pas pak kohësh që ai erdhi me disa projekte të reja, duket se Arti mori pak kohë larg për veten. Por e dini si i thonë, “qetësia para stuhisë”…

E duket se Art Abazi po rikthehet sërish ndoshta më fuqishëm se kurrë. Duket se artisti është gati të na prekë thellë zemrat me këngën e tij më të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqet në studio muzikore dhe ka përmendur si bashkëpunëtorët e tij kompozitorin Gent Myftaraj dhe Timo Fllokon. Epo, ndoshta Arti sapo na paralajmëroi se do të ‘derdhim disa lot’ me perlën e ardhshme…