Në muajin Janar shumica e artistëve shqiptarë vendosin të bëjnë një pauzë muzikore, duke mos prodhuar muzikë të re. Pas një sezoni të ngarkuar me koncerte në festat e fundvitit apo projekte të publikuara gjatë këtij sezoni, shumë këngëtarë zgjedhin të shijojnë disa pushime që sigurisht janë të merituara.
Gjatë kësaj jave, vetëm një këngë e re i është shtuar klasifikimit të “The Top List” dhe bëhet fjalë për projektin më të ri të Shaolin Gang, “Kesulkuqja”, i cili është pozicionuar në vendin e 47-të.
Sikurse edhe vitet e kaluara tashmë nuk është aspak surprizues fakti që janari tkurr publikimet muzikore. Nëse do të kthehemi pas në kohë, janari i vitit 2016-të, ka patur në total 10 projekte të reja muzikore ndërsa janari i 2017-ës ka qënë viti me më shumë prurje muzikore dhe bëhet fjalë për 16 të tilla.
Vitin e kaluar, gjatë muajit janar 10 këngë të reja i janë shtuar klasifikimit të “The Top List” ndërsa krahasuar me vitin e kaluara, janari i 2019-ës është më i dobti sa i përket prodhimeve muzikore nga ana e artistëve. Pavarësisht se jemi në mes të muajit dhe derimë tani kemi 5 projekte të reja por ende nuk dihet se cili do të jetë numri i tyre deri në fund.
Kjo pauzë muzikore e artistëve, po i përgatit ata për të ardhur sa më fuqishëm në muajin shkurt, i cili është edhe muaji i të dashuruarve.