Nëse flasim për ngritjet më të mëdha në klasifikim gjatë kësaj jave, ndoshta mund të habiteni. Kjo sepse nuk po flasim për një rritje prej 10, 20, apo 30 vendesh më lart.

Përkundrazi, këtë javë kemi të bëjmë me një ngritje prej më shumë se 70 vendesh. Dhe ja se cilët janë ata artistë…

David Dreshaj dhe Skerdi Ago, me bashkëpunimin e tyre “Sonte”, rezultojnë me një rritje mjaft të madhe, me plot 73 vende më lart në pozicionim. “Sonte” renditet momentalisht në vend të 12-të.

Me po 73 vende më lart renditet dhe Hygi. Projekti i saj “Fell” ka tre javë në klasifikim dhe renditet në vend të 14-të.

Nga ana tjetër kemi dhe Bruklin me “Stay Friends” me 71 vende më lart nga java e kaluar. Ky projekt është prej 3 javësh në klasifikim dhe renditet në vend të 15-të.