Bruklin, ka publikuar këngën e saj më të fundit me titull “Let’s See”, një projekt që po tërheq vëmendje sidomos te publiku i ri në rrjete sociale dhe platformat muzikore.
Me një vibe modern dhe ritëm catchy, “Let’s See” sjell një kombinim mes pop-it urban dhe elementëve elektronikë, duke treguar edhe një herë stilin unik që Bruklin po ndërton në muzikën e saj. Kënga flet për lojën emocionale mes dy personave, por e bën këtë me një energji fresh dhe refren që të mbetet në mendje që në dëgjimin e parë.
Fansat kanë reaguar pozitivisht menjëherë pas publikimit. “Let’s See” duket si një tjetër hap i rëndësishëm për Bruklin, e cila po konsolidon identitetin e saj artistik dhe po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun muzikor shqiptar.
Nëse nuk e keni dëgjuar ende, “Let’s See” premton të jetë një nga ato këngë që do ta keni shpesh në playlist këtë sezon.