Një këngë që është bërë virale tashmë, është padyshim “Picasso”. Treshja më e preferuar e publikut momentalisht, Elgit Doda, Romeo dhe Donald Veshaj kanë krijuar një hit të padiskutueshëm.

Që në momentin që ata paralajmëruan këtë projekt, fansat nuk i mbante vendi. “Picasso” është shoqëruar me goxha zhurmë në rrjet.

Këtë herë do të ndalemi në një tjetër fakt. Kjo këngë është kthyer tashmë në hit edhe në platformën TikTok. Janë të shumta videot të cilat kanë në sfond “Picasso”, por jo vetëm. Edhe ai kërcimi ikonik i djemve tani po përpiqet të imitohet nga fansat. Gjithashtu dhe një numër i konsiderueshëm Reels në Instagram mban audion e “Picasso” nga Elgiti, Romeo dhe Donaldi.