Pas shumë vitesh miqësi, kishte munguar një projekt i tyre së bashku. Por tani duket se lutjet e fansave u dëgjuan…

Po flasim për Romeo Veshaj dhe Semi Jaupaj. Më në fund dyshja e njohur e artistëve ka ardhur tashmë me një bashkëpunim.

Ata kanë publikuar së fundmi projektin me titullin “Ta fal”. Një këngë mjaft e ndjerë dashurie dhe plot emocione.

Sigurisht reagimet kanë qenë të shumta dhe kryesisht mjaft pozitive. Një pjesë e mirë e tyre e kanë konsideruar këngën si ndër më të mirat që artistët kanë sjellë, duke komplimentuar tekstin dhe vokalin e tyre.

E nga ana tjetër, ka pasur dhe nga ata që e kanë lidhur tekstin me historinë e dashurisë të Romeos dhe Heidit. Kujtojmë këtu dhe thashethemet që kanë qarkulluar për një ndarje të mundshme mes tyre.

Sidoqoftë kënga ka tërhequr mjaft vëmendje, kjo është pak por e sigurtë. Tani na mbetet të presim pse jo një bashkëpunim mes Semit dhe Donaldit, duke marrë parasysh dhe miqësinë e tyre të ngushtë.