Ardian Bujupi vijon të prezantojë për publikun këngët e albumit të tij më të ri, “10” dhe këtë javë radhën e ka patur “Peligrosa”, (ferma e rrezikshme).
Duke i qëndruar besnik stilit të tij ritmik, Bujupi ka zgjedhur që edhe në “Peligrosa” të na bëjë të kërcejmë dhe ta dëgjojmë këngën me volumin në maksimum.
Në këtë prurje muzikore, artisti ka preferuar të vijë me një tekst, duke ndërthurur gjuhën gjermane dhe atë shqipe.
Ndërkohë që është komplimentuar pafund, fansat shqiptar i kanë shkruar artistit se preferojnë ta dëgjojnë më shumë të këndojë në gjuhën shqipe dhe të ketë sa më shumë bashkëpunime me artiste shqiptare.
“Peligrosa” është pozicionuar në vendin e 100-të këtë javë, duke mbyllur kështu klasifikimin.
Kujtojmë gjithashtu se artisti gjendet në listë momentalisht me tre këngë, ku përvec “Peligrosa”, të votuara janë gjithashtu “Paname” dhe “Baila Morena”.