“The Top List” vjen këtë javë me një prezencë të theksuar të dy prej artistëve më të mirë të skenës, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Dyshja kanë publikuar albumin e tyre “Salihi x Ferizi” dhe katër këngë bëhen menjëherë pjesë e kësaj liste.

Ky koleksion këngësh sjell ritmet më të mira të hip-hop-it shqiptar dhe ndjeshmërinë e muzikës moderne. Mc Kresha dhe Lyrical Son, me stilin e tyre unik, vijnë me “Dy Fjalë” – një këngë me tekst të thellë dhe mesazh të fortë, që i pozicionon ata në vend të 20-të.

“Pretty Gal” me Geasy është një këngë ritmike, që i këndon ‘asaj gocës së bukur’. Një ndër këngët më të pëlqyera të albumit në platformat muzikore, renditet në vend të 54-të.

Me “Hooligan Swag”, në bashkëpunim me Nuke, Mc Kresha dhe Lyrical Son sjellin energji të lartë dhe vetëbesim që dominojnë skenën. Projekti renditet në vend të 62-të aktualisht.

“Me kon po shihesh” rikthehet te temat e ndjenjave dhe xhelozisë me një beat të fortë dhe tekst të drejtpërdrejtë. Kjo këngë renditet në vend të 72-të.