Luizi Ejlli përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime. Artisti ka publikuar javën e kaluar prodhimin e ri muzikor, një këngë që është dedikim për bashkëshorten e tij, Kiara Titon.
“Dedikim” quhet titulli i këngës, ndërsa në videoklip ka marrë pjesë edhe Kiara, ku në fund çifti i dhuron njëri-tjetrit një puthje. Me sa duket dedikimet e Luizit për bashkëshorten e tij nuk paskan fund.
Kujtojmë se Luizi ka bërë në të kaluarën disa këngë të tjera dedikuar dashurisë që ka për Kiarën, siç është kënga që realizoi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, “Me ty”. ”Dedikim” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” dhe mori menjëherë vëmendjen e publikut që në çastin e parë të publikimit.
Shumë e kanë cilësuar si këngën më romantike të mundshme dhe e kanë vlerësuar këtë gjest të artistit. Ja disa prej komenteve më interesante që ata kanë bërë nën videon e publikuar në YouTube…