Nëse disa javë më përpara do numëronin shumë projekte muzikore që i përkisnin këngëve më jetëgjtë në klasifikim, tashmë ky numër ka ka ndryshuar. Eshtë vëtëm një këngë që ka më shumë se 100 javë në klasifikim dhe bëhet fjalë për “Bileta” e Kidës, i cila numëron plot 106 javë në klasifikimin e “Top Awards”.
Por cilat janë tre këngët që janë afër të mbushjes së 100 javëve në klasifikim?
“Krejt ti fala” është bashkëpunimi i Majk dhe Yll Limanit, i cili këtë javë shënon 88 javë në listë, duke u shndërruar në këngën e parë që është pranë mbushjes së 100 javëve në “The Top List”. I publikuar në shtator të vitit 2018-të kjo këngë vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga ana e publikut, i cili për këtë javë e ka renditur në vendin e 41-të.
Dyshja e suksesshme, Tayna dhe Dafina Ledri Vula, publikuan në dhjetor të 2018-ës bashkëpunimin “Aje”, e cila menjëherë u shndrrua në këngën më të preferuar të publikut shqiptar. Edhe pse kanë kaluar 75 javë që nga koha kur kjo këngë është bërë pjesë e “The Top List”, ajo vazhdon ende të preferohet nga publiku, i cili përmes votave të tij, këtë javë e ka pozicionuar në vendin e 14-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një këngë që ka një kohë shumë të gjatë në listë. “Aje” i duhen edhe 25 javë që të futet në grupin e këngëve me më shumë javë në klasifikim.
Pavarësisht se mban rekordin se artistja me këngën më jetëgjatë në klasifikim, një tjetër këngë e Kidës është shumë pranë mbushjes së 100 javëve dhe është “Ka je”. Ky projekt muzikor, i cili këtë javë pozicionohet në vendin e 36-të, është publikuar në dhjetor të 2018-ës. Kida gjendet në klasifikim me 6 këngë në total.