Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë…

“Si unë” nga Ajsel ka vetëm dy javë në klasifikim, por ka pësuar një ngritje të madhe. Ky projekt renditet 52 pozicione më lart nga java e kaluar dhe tashmë është në vend 48-të.

“All your lovin” nga Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti gjithashtu ka rezultuar mjaft e pëlqyer nga publiku. Këtë javë kjo këngë është rritur me plot 50 pozicione, duke u renditur kështu në vendin e 26-të.

Një tjetër projekt shumë i pëlqyer për nga mesazhi që përcjell është dhe “Bad pics” nga Efi Gjika. “Bad Pics” është rritur me 28 pozicione dhe renditet në vend të 15-të për këtë javë.