Nga java në javë klasifikimit të “The Top List” i shtohen projekte të reja duke lënë jashtë disa këngë të tjera. E megjithatë ka disa projekte që ia kanë që t’i rezistojnë kohës. Ja se për cilat këngë po flasim…

Alban Skënderaj ft. Elgit Doda – “Parajsa ime 2 (Billionare)” 63 javë

Ky projekt që bëri sërish bashkë Alban Skënderaj dhe Elgit Dodën, pas “Parajsa ime”, ka plot 63 javë në klasifikim dhe është zyrtarisht kënga më e vjetër, të paktën deri më tani. Alban Skënderaj ft. Elgit Doda – “Parajsa ime 2 (Billionare)” 63 javë u publikua vitin e kaluar dhe ishte një ndër vitet e verës.

Elgit Doda – TL 47 javë

E kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi… Publiku ‘vdes’ për dashuritë toksike. “TL” nga Elgit Doda ka qenë një ndër projektet më të preferuara të gjithë dëgjuesve që nga momenti i parë i publikimit. Për të mos përmendur pastaj dhe historinë që lidhet me të, që nuk ka nevojë ta përsërisim sepse nuk ka njeri që nuk e di…

Yll Limani – Çka nëse 39 javë

Yll Limani publikoi albumin e tij “Lshoja Zanin” në dhjetor të vitit të kaluar. Album i cili përmbante 5 këngë, “Lshoja Zanin”, “Çka nëse”, “Qaj”, Gënjeshtare” dhe “Vonë”. E ndërkohë vetëm tre nga këto këngë janë aktualisht në renditjen e “The Top List” për 39 javë.

Yll Limani – Qaj 39 javë

Yll Limani – Lshoja Zanin 39 javë