“A Live Night” erdhi si një prodhim origjinal i Top Music Awards, Top Channel dhe Top Albania Radio. 13 episodet e tij sollën 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfyen jetën e tyre personale dhe profesionale dhe kënduan live hitet e tyre më popullore.

Ky spektakël na ka mbajtur çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit të Top Channel. Keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë.

Padyshim më i suksesshmi edhe në YouTube dhe me shikueshmërinë më të lartë, “A Live Night” rezultoi një program hit. Por ja se cilat janë këngët më të shikuar nga ky sezon…

1.Besa Kokëdhima – Ëngjëjt vrasin njësoj & Unik (75,654)

2.Yll Limani – Harrom x Najher (68,589)

3. Yll Limani – A thua ëndërr ishe ti (59,826)

4. Yll Limani – Me jetu (44,686)

5. Capital T – U bo vonë (31,849)