“Për pak Dritë” është projekti muzikor i grupit Familia Ideale, i cili prej dy javësh është bërë pjesë e “The Top List”, ku për këtë javë është ngjitur me 46 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t.
Ndërkohë që së fundmi tregu muzikor është pushtuar nga Hip Hop-i gegë duket se Familia Ideale ka rikthyer në qendër të vëmendjes Hip Hop-in toskë.
Prej kohësh ka ekzistuar një diskutim lidhur hip hop-it toskë dhe atij gegë. Madje Big Basta është një nga artistëët që shpesh herë ka kritikuar hip hop-istët nga Kosova.
Nëse kthehemi pas në kohë do të kujtojmë disa prej reperave, të cilët edhe pse nuk janë shumë aktiv momentalisht në tregun muzikor, ata sollën për herë të parë hip hop-in në Shqipëri dhe bëhet fjalë për atë toskërisht. G Bani, Akrepi dhe Mr. Elvis janë disa nga reperat që kanë sjellë në treg muzikën hip hop toskë, por a kanë mundur ata ta mbizotërojnë tregun më shumë sesa hip hop-i gegë?
Ndërkohë që mbetet ende një diskutim i gjërë mes hip hop-t gegë dhe atij toskë, një gjë është e sigurt që hip hop-i në vetëvete, ka sjellë një tjetër kulturë në muzikën shqiptare.
Pavarësisht se reperat shpesh herë kritikohen se edukojnë keq brezin e ri për shkak të fjalorit që përdoret zakonisht në tekstin e këngëve, muzike “rap” mbetet muzika që luhet thuajse më shumë nëpër klubet e natës.