Këngëtarja e njohur Rina Balaj, gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Prive”, ka bërë një renditje të artistëve të nënvlerësuar dhe atyre të mbivlerësuar. Asaj iu kërkua të listonte tre artistë të nënvlerësuar, ku nuk hezitoi të mbështeste artistë të rinj kurse te të mbivlerësuarit, veçoi një nga këngëtarët më të sukssesshëm.
Rrugës kur po vija këtu, dëgjova një këngë të
Mak Zogaj, mendoj që ka nevojë për më shumë mbështetje. Tjetër…Bejta është i nënvlerësuar, ndoshta ngaqë është ende në fillim, njerëzit s’e dinë ç’do të sjellë, por mendoj që ka shumë për të dhënë… tjetër s’po më kujtohet për momentin… unë! Të mbivlerësuar, mendoj që Butrint Imeri është i mbivlerësuar.
Rina ka zbuluar edhe tre emrat me të cilët nuk do të bashkëpunonte kurrë. Kur asaj iu kërkua të rendiste tre emra, por ajo e nisi fillimisht duke treguar zhanrin që mendon se s’i përshtatet. Gjithsesi, ajo zgjodhi tre këngëtarë me të cilët duket se ka raporte mjaft të mira e si rrjedhojë, nuk u ngel ‘hatri’.
A mund të them një zhanër që s’do të mund të bashkëpunoja me ta, jo për arsye që nuk e dua atë zhanër, më pëlqen shumë zhanri i popullores por nuk më shkon të bëj muzikë popullore. Ndoshta e bëj më vonë, më pëlqen të dëgjoj popullore, por nuk e di, s’e shoh veten. Po them dy emra për arsye se i kam shoqe shumë të mira që i takoj shumë shpesh dhe kënaqem shumë me to sa herë që i shoh, po i them se edhe ato e dinë që s’kemi ndonjë bashkëpunim, Teuta Selimi, e dua shumë, por bashkëpunimi s’do të na shkonte, edhe Shkurte Gashin, edhe atë e dua shumë… edhe Butrint Rashiti!