Gjon’s Tears është padyshim ndër artistët më të talentuar që gjithnjë na bën krenarë me arritjet, suksesin dhe projektet e tij. Me një zë të mrekullueshëm, ai arrin të të rrënqethi.
Artisti i njohur që na ka bërë krenarë me arritjet e tij, u quajt “Zëri i një engjëlli” nga Eurovizion. Një artist padyshim shumë i talentuar dhe i suksesshëm në MTV Europe Music Awards 2021, Gjon ka fituar çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, lajm i cili padyshim na gëzoi të gjithëve.
Gjoni ka qenë vetëm 12-vjeç kur u shfaq për herë në një skenë shqiptare, përkatësisht në “Albanian’s Got Talent”. Këngëtari shumë i talentuar prej shumë vitesh jeton në Zvicër por herë pas here rikthehet në vendin e tij për të vizituar familjarët. Projekti i fundit i realizuar prej tij është “Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike.
Gjon’s Tears arriti suksesin e madh e të pabesueshëm në vitin 2021 dhe e katapultoi Zvicrën në skenën gjigante të Eurovizion. Në vitin 2021, Gjon vetëm 23 vjeç këndoi në mënyrë përrallore në Eurovizion, gjë që e çoi atë në vend të tretë në këtë kompeticion të rëndësishëm.
Tashmë artisti është rrugës për në Torino për shfaqjen e Eurovizion 2022. Ai e bëri këtë të ditur nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, ku u shpreh shumë i emocionuar. Ai shkroi:
Sot është dita kur unë do të shkoj në Torino për t’u përgatitur të komentoj finalen e madhe të Eurovizion për ‘Swiss TV’.
Ai madje ka zbuluar dhe të preferuarit e tij. Gjon’s Tears u shpreh:
Duhet të qendroj asnjëanës, por më pëlqen Spanja, Suedia dhe Shqipëria. Dhe zbulova Portugalinë pak para gjysmëfinales, çfarë zëri i mrekullueshëm.