Garë e fortë për kreun e “The Top List” nga java në javë. Votat e publikut duket se ‘ulin dhe ngrejnë’ projektet duke mos gjetur qetësi.
Teksa javën e kaluar kreun e mbante Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli me “O sa mirë”, këtë herë përmbyset Top 5. Bashkëpunimi bie nga froni dhe kreun e rrëmben sërish Gjesti.
Duket se suksesi i “Veshu Ndrequ” vazhdon ende dhe projekti është ndër më të preferuarit e publikut. Kënga e krijuar pas triumfit të tij në “Big Brother VIP Albania 4” vijon të dëgjohet gjithnjë e më shumë.