Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, fituesi i edicionit të katërt, Gjesti, ka thyer heshtjen me një reagim të ndjerë në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, ai ka falënderuar ndjekësit për dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë gjatë dhe pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai shkruan:

Po dal prej ni eksperience që s’kom me e harru kurrë

Duke shtuar se nuk e kishte imagjinuar se jashtë do ta priste një valë kaq e madhe dashurie nga publiku.

Ai u shpreh i bekuar dhe theksoi se çdo mesazh dhe mbështetje që ka marrë i ka prekur zemrën.

Në fund të mesazhit, këngëtari pejan la të kuptohej se është gati për një fillim të ri, duke premtuar se nuk do ta harrojë kurrë dashurinë e treguar ndaj tij.

Ky reagim emocional vjen vetëm pak ditë pas fitores së tij në BBVA4 – një nga sezonet më të ndjekura dhe më të komentuara, ku Gjesti rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe zemrat e mijëra shqiptarëve.