Moderatoret e dashura të Top Albania Radio, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli janë bërë pjesë e shtëpisë së famshme “Big Brother”, ku kanë intervistuar katër finalistët e këtij edicioni, personazhet më të komentuar të vitit.

Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori, ishte ajo mes Elonës dhe Gjestit, ku banori na zbuloi shumë detaje që nuk i kishim ditur më parë dhe një anë tjetër të karakterit të tij.

Pyetja, që të gjithë dëshirojmë ta dimë, është se pse Gjesti e quan veten Kingi. Banori është përgjigjur:

Kingi është veç një fjalë që e kam të përditshme edhe jashtë, nuk është mendjemadhësi, është shaka…

Elona: Çfarë note do t’i vendosje, ti Gjest, këtij rrugëtimi në “Big Brother”?

Gjesti: 100! Nuk e kam besuar kurrë! Full paranoja, full stres, shumë mendime në kokë, nuk e kam besuar kurrë që mund të arrij…

Elona: A e ke menduar finalen kur erdhe në fillim?

Gjesti: Ka qenë ëndrra ime më e madhe që kam kërkuar gjithë jetën, akoma s’më besohet që jam këtu. S’e kam besuar asnjëherë që unë jam ky, e di që jam pak a shumë natyrë e fortë dhe e durueshme, por jo kaq shumë.

Më pas banori ka shprehur se si ka qenë marrëdhënia e tij me Rozana Radin dhe si do të vazhdojë.

Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtu, unë të gjitha i lë anash. Thjesht me u pajtu me njëri-tjetrin… Me Rozanën jam kënaqur brenda, edhe unë me të kam qëndruar se ka pasur energji.

Pas deklaratës së Rozana Radit se Gjesti është lezeti i shtëpisë, Elona i ka drejtuar pyetjen artistit se kush mendon ai se ka qenë lezeti i shtëpisë. Përgjigja e tij, ishte tipike prej tij:

Unë, unë kënaqem me veten.

Elona e ka pyetur më pas se kë konsideron ai si rival në këtë garë dhe banori ka habitur me çfarë tha:

Laerti, Rozana… kanë bërë lojë të fortë.

Elona: Eglin nuk e sheh si rivale?

Gjesti: Ata e kanë ditur lojën dhe kanë luajtur, Egli ka qenë e vërtetë, nuk ka patur lojë, ka përcjellë emocione dhe ka pasur një mesazh të fortë.

Elona më pas e ka pyetur se kujt banori ia ka frikën Gjesti më së shumti. Ai tha:

Kam përballë njerëz që kanë punuar dhe luajtur, kanë bërë gjithçka për këtë shtëpi, nuk kam frikë…

Elona: Çfarë është Egli për ty?

Gjesti: Gjithçka! Më ka ndenjur në krah gjithë kohës, nuk u dorëzua kurrë… Sot jam i lumtur që Egli ka arritur finalen në fund. Edhe unë vetë ia dola…

Elona: I jep merita vetes tënde për finalen e Eglit?

Gjesti: Gjithmonë, mos të kishin ndodhur ato drama dhe gjëra, ndoshta kishim dalë.

Elona e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me Eglin dhe si mendon se do të vazhdojë jashtë. Banori ka shprehur:

Unë do ta takoj dhe jashtë, nuk e di çfarë ndodh, do Zoti… Unë Eglit i kam thënë që nuk të shoh më larg… nuk mendoj diçka që kam për të pasur me ty. Jo familje a diçka… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi

Elona: A je tip që bën sakrifica për dashurinë?

Gjesti: Varet, po bëj, por varet se çfarë sakrifice se nëse jam në Prishtinë dhe kam punët e të gjitha aty, e kam më të vështirë të transferohem prej andej… Një diçka do të gjendet se ka puls.

Elona: A ka puls kjo lidhje?

Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, që herën e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg… njeriu ia kupton vlerën kur nuk e ka…

Nëse do të zgjidhte mes Eglit të fillimit dhe asaj të rikthimit, kë zgjodhi Gjesti?

Egli e rikthyer, e ka ndal veten, nuk ka qenë aq e dhënë pas meje, nuk e ka kaluar respektin më shumë… është më e qetë.

Elona: Për çfarë do të të marrë më shumë malli?

Gejsti: Normal, emocionet që kam përjetuar këtu. Dinamikat e mëdha, por ka shumë gjëra që do të më marrë malli, për shtëpinë… gjashtë muaj ditë izolim dhe u mësova këtu. Kur të dal jashtë e di që dy muaj ditë do të jem i ftohtë…

Elona: Po jashtë për çfarë mezi po pret të bësh?

Gjesti: Çka është që më ka marrë malli më së shumti, më ka marrë malli veç me puth pragun e derës, me puth shtëpinë time, katundin tim. Nuk e kisha menduar që më merr malli kaq shumë. Kam kaluar shumë gjëra të rënda…

Elona: Cila është gjëja më e rëndë?

Gjesti: Më e rënda është prej izolimit, prej ditëve brenda dhe ngarkesës së madhe dhe ngjarjes me Eglin që ka ndodh, nuk kam qenë i lumtur, se unë kam pas gisht aty. Pas daljes së Eglit kam qenë i ngarkuar, e humba shikimin, nuk mund të shihja dhe nuk mund të flisja… çdo gjë më dukej e ngadaltë. Aty kam dashur të dorëzohesha… Kur nuk jam dorëzuar në atë moment, e di që nuk dorëzohem kurrë.

Elona: A ndihesh i lumtur që e ke superuar dhe ke ditur të ringrihesh?

Gjesti: Shumë i lumtur, jam krenar që kam treguar Besartin e vërtetë, ndoshta as familja ime nuk e ka ditur. Më vjen mirë që i kam treguar publikut anën time, si nervoz, si i zemëruar, si i gëzuar, të gjitha. I kam dhënë gjithçka kësaj shtëpie besoj, me shumë mund… arrita në finale dhe pse erdhi me gjëra që nuk duhet të ndodhnin.

Elona i rikujtoi Gjestit një deklaratë të tijën ku ai shprehet se disa i kanë ngulur thikën pas shpine, të gjithë jemi kuriozë të dimë se kush janë.

Gjesti: Një njeri kur ta rreh krahun, dhe në fund nuk e ka pasur me sinqeritet dhe u kthye kundër meje, atëherë është thikë pas shpine për mua. Ajo është Rozana Radi që e ka bërë, unë kam qenë i sinqertë me të.