“Unë” e sjell Ghetto Geasy në klasifikimin e javës të “The Top List”. Kënga është pjesë e albumit të ri të artistit, “5 kurora”.
“Unë” është një projekt muzikor që ka tërhequr vëmendjen e publikut për kombinimin e ritmit energjik dhe tekstit që pasqyron jetën e artistit. Në këtë këngë, Geasy shpreh eksperiencat e tij personale dhe sfidat që ka kaluar gjatë karrierës së tij.
Geasy me “Unë”, kthehet pas në kohë me një këngë introspektive, që pasqyron ndryshimet dhe rritjen personale me nostalgji. Kënga hapet me një ritëm të fuqishëm që tërheq menjëherë vëmendjen e dëgjuesit.
Në tekst, Geasy përshkruan situata të ndryshme nga jeta e tij, duke përfshirë momentet e vështira dhe arritjet. Projekti tregon se, pavarësisht sfidave dhe kritikave, është e mundur të arrish ëndrrat kur beson në veten tënde dhe qëndron i lidhur me rrënjët e tua.
Por si u prit kjo këngë nga audienca? Komentet ishin të ndryshme, nga ato që e përkrahnin këtë projekt, e të tjerë që e mendonin si shenjë egoizmi…