Publiku shqiptar nuk ndihet aspak i lodhur me bashkëpunimet e dyshes së suksesshme, Ghetto Geasy dhe Majk, dhe është pikërisht kjo arsyeja se pse reperët kanë bashkuar sërish fuqitë për projektin radhës.

Që në momentet e para të publikimit, kjo këngë tërhoqi vëmendje. Përvec faktit se u pëlqye për muzikën dhe mënyrën se si dy artistët sjellin muzikën e tyre, nuk munguan edhe kritikat.

Ka qënë pikërisht titulli i këngës, “Zhytem”, ku në kllapa është shkruar (Je t’aime),ai që është komentuar më së tepëri në rrjetet sociale dhe kjo për faktin se fjala e shqiptuar në shqip ka një kuptim ndryshe nga ajo e shkruar në kllapa.

Pra me pak fjalë shqiptimi i titullit të këngës është bërë gabim por fundja ne shqiptarët kështu jemi mësuar ta shqiptojme dhe duket se dyshja i është përshtatur mënyrës së si ne e themi.

Pavarësisht komenteve pozitive dhe kritikave, kjo këngë ka marrë sugjerimet e mjaftueshme, duke u bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” këtë jave dhe duke u pozicionuar në vendin e 93-të.