Ghetto Geasy ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare por duket se me bashkëpunimin e tij më të fundit, reperi ka goditur në shenjë.
Getoar Selimi ka bashkuar fuqitë me Flori Mumajesin, duke sjellë projektin muzikor të titulluar “Dashni me raki”. Që në momentin e parë të publikimit, bashkimi i dyshes së talentuar, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, duke e bërë këtë këngë jo vetëm pjesë të “The Top List” por duke e renditur në treshen e këngëve më të dëgjuara të javës.
Renditja në vendin e tretë për Ghetto Geasy është më e mira në gjithë historinë e “The Top List”, duke lënë kështu të nënkuptohet se fansat kanë pëlqyer vërtet shumë këtë bashkëpunim të artistit të tyre të preferuar.
Me tekst dhe muzikë të vetë artistëve, kjo këngë pritet të shndërrohet në një nder hitet e kësaj vere, të paktën këtë lë të nënkuptohet renditja për këtë javë.