Getoar Selimi është një ndër personazhet që shumë rrallë shfaqet në ekranet shqiptare dhe tepër i rezervuar sa i përket lajmeve që qarkullojnë rreth tij por më në fund reperi është rrëfyer për gjithçka tek “Xing me Ermalin” drejtuar nga Ermal Mamaqi.
Artisti ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Amante”, i cili i është shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, menjëherë këtë javë.
Në këtë projekt, Ghetto Geasy ka ardhur paska ndryshe sa i përket videoklipit, në të cilin është shfaqur balarina e njohur, Klaudia Pepa. Reperi ka preferuar që në këtë video të muzikore të mos paraqisë thjesht figurante, të cilat mbesin gjithmonë në plan të dytë por një profesioniste të vërtetë dhe kjo ka qënë e gjitha ideja e bashkëshortes së tij, Marina Vjollca. Reperi ka zbuluar gjithashtu se Klaudias i është dashur të punojë për 7 orë pa pushim për atë videoklip.
Në intervistën e tij ai ka folur edhe për ndarjen e “Babastars” duke thënë se Babastars është krijuar nga ai dhe Dardan Belegu, i cili fillimisht njihej me emrin “Baba Records”. Kaos, Skills, Viagra & MC Mimo dhe shumë grupe të tjerë kanë qënë nën menaxhimin e kësaj shtëpie diskografie. Pavarësisht se “Babastars” ka qënë shumë e suksesshmë ka ardhur një kohë kur dikush është larguar në Londër, vetë Getoar ka qëndruar më shumë në Tiranë dhe si pasojë erdhi ndarja. Lidhur me pakënaqësitë e ish-anëtarëve, Getoari ka shtuar se nuk ka një koment për ta dhe as nuk ka ndërmend të krijojë konflikte me ta, duke u sjellë si kalama.
Sa i përket sherreve me reperat e tjerë, këngëtari ka shtuar se po të kishtë qënë për të, asnjë përplasje fizike nuk do kishte ndodhur pasi ai është kundra dhunës në çdo lloj forme, jo vetëm në muzikë.
Ndërsa sa i përket armiqësive me reperat e tjerë si Noizy, Unikkatil etj, Getoari ka thënë: “Apsolutisht që nuk kam armiqësira me askënd dhe me ata që kam patur armiqësi, në fakt kanë patur ata me mua. Unë jam habitur kur shihja në televizion që më shanin. Por sidoqoftë unë nuk kam qënë negativ në atë pjesë pasi ka njerëz që këtë gjë e kanë pjesë të suksesit ose të planit të tyre për të deportuar në treg. Unë nuk jam marrë dhe nuk do të merrem kurrë me atë pjesë madje ju them të gjithëve që mund të më shajnë lirisht.
I pyetur nga Ermali nëse do lejonte që fëmijët e tij të shihnin videot, ai është përgjigjur që se nuk bën muzikë për fëmijë, kështu që jo vetëm fëmijët e tij por asnjë fëmijë nuk duhet të dëgjojë muzikën e tij apo të reperave të tjerë.
Ndërkohë sa i përket për planet e së ardhmes, ai ka rrëfyer se po merret me një album, të cilin do të sjellë në bashkëpunim me Majk por datën e tij nuk e ka bërë publike, duke u shprehur se nuk e ka aspak me nxitim.