Ndërkohë që në momentin e publikimit bashkëpunimi i Flori dhe Elinel pati komente pozitive por edhe negative, duket se publiku po shijon në maksimum këtë prurje të re të dy artistëve.

Prej 3 javësh, projekti muzikor “Ne shpirt” i dyshes së talentuar është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku nga java në javë është ngjitur me disa pozicione.

Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e 31-të, gjatë kësaj jave fansat kanë votuar prurjen e Florit dhe Elinel, duke e ngjitur me 10 pozicione. Me muzikë të Florit dhe tekst të dy artistëve, kjo këngë për këtë javë pozicionohet në vendin e 21-të.