E ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë këngëtarja e njohur Fifi. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi ndjesitë e saj pasi u votua nga publiku si finalistja e parë, por dhe për parashikimet e saj mbi natën e madhe të finales dhe raportin me konkurrentët e tjerë dhe me anëtarët e jurisë…

Si e përjetove atë moment kur u zgjodhe finalistja e parë?

Ishte një moment që aty thashë se më do publiku. Sepse ndonjëherë të duket sikur kanë ikur prej teje. Ai ishte momenti që ata ishin aty për ty dhe isha shumë e lumtur. Graciano ishte shumë etuzuiast, shumë i lumtur, kemi punuar shumë dhe nuk është e lehtë ta marrësh përsipër një program të tillë, është shumë impenjativ. Ai më tha vetëm: “Ia dolëm”.

Kë shikon si konkurrent të fortë?

Të gjithë ata që kanë arritur deri në këtë fazë, i konsideroj konkurrentë të fortë. Secili është aty-aty, nuk bën shumë diferencë. Kur Enxhi dhe Arnita kanë marrë më shumë pikë, unë kam pasur anën e publikut. Publiku krijon preferencat e veta. Secili ka ‘fan base-in’ e vet, secili ka punuar shumë fort për të arritur aty, edhe me pjesëmarrjen në “Dancing With The Stars” kanë krijuar një ‘fan base’ tjetër.

Kush mendon se do të shkojë në finale?

Arnitën e dua shumë në finale sepse e shoh sa e përkushtuar është dhe sa e do këtë edicion të “Dancing With The Stars”. Më pëlqen shumë klasi i saj. Uroj ta kem sa më gjatë në jetën time, e dashuroj qetësinë e saj. Enxhi, patjetër. Për tjetrin le të vendosi publiku. 

Si do t’i përshkruaje anëtarët e jurisë?

Valbonën e dua shumë. Lori është shumë profesioniste. Iliri është ai speci djegës. Olta është fiks e bërë për atë vend. I rri përshtat shumë mirë, menyra si gjykon. Ata janë profesionistë, secili është i ulur aty për një arsye. Arti është subjektiv, çfarë më pëlqen mua, tjetër mund t’i pëlqejë dikujt tjetër.

Fifi nga ana tjetër është shprehur se është habitur nga eliminimi i Atalantës dhe Julianës, duke thënë:

Dalja e Atalantës dhe e Xhulit më ka çuditur. Gara ka ardhur në një pikë që duhet të ikte dikush. Nuk e prisja të dilte Atalanta, mendoja se do të shkonte dhe një javë më tej. Për Xhulin kam shumë për të folur, por nuk dua të flas më.

Teksa u pyet nëse do të kemi dasmë së shpejti, artistja u shpreh se edhe mund të ndodhë. Ajo shtoi se ende nuk e ka diskutuar një gjë të tillë me partnerin e saj. Por evetmja gjë e sigurt sipas Fifit, është se dasma e saj do jetë e madhe, tradicionale dhe se do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër.

Ti nënë je bërë, po a ke dëshirë të bëhesh dhe nuse?

Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë.

Ndër të tjera, këngëtarja e njohur shprehet shumë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Zotit që ka një shëndet të plotë, falënderon nënën e saj për mbështetjen që i ka dhënë sepse sipas këngëtares, nëse nuk do ishte për nënën e saj, ajo nuk do ishte kjo që është sot. Madje është tepër falënderuese edhe për partnerin e saj Adisin, që e konsideron si një mbështetje shumë të madhe. Sipas Fifit, ai nuk e lë të mendojë për shumë gjëra pasi është ai që mendon për të dhe është ai që i jep dorën dhe i jep kurajo për çdo gjë.