Fifi është padyshim një nga artistet më të njohura dhe më të talentuara të tregut. Ajo ka korrur suksese të padiskutueshme me projektet e saj që janë kthyer në hite e që dëgjohen kudo.

Këngët e saj shumë të ndjera prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në virale duke u dëgjuar nga çdokush. Ajo është mjaft aktive në muzikë duke sjellë herë pas here projekte të reja.

Këtë javë ajo ka arritur një tjetër sukses, këtë herë në klasifikimin e “The Top List”. Këngëtarja jo vetëm që ka rrëmbyer fronin e javës të listës së 100 këngëve më të mira moderne shqiptare, por ka ‘zaptuar’ dhe Top 5.

Bashkëpunimi i saj me Gjikon “Djegi krejt” ia ka dalë të pozicionohet në vend të parë me 4 vende më lart nga java e kaluar. Menjëherë në vend të dytë vjen bashkëpunimi i saj me Tunën, “Melaqe”. Vendi i katërt shkon sërish për artisten me projektin “Diell”, prej 25 javësh pjesë e klasifikimit.