Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Ajo ka qenë mjaft aktive kohët e fundit duke sjellë shpesh projekte të reja, qofshin ato solo apo edhe bashkëpunime.

Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj dhe së fundmi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, këngëtarja na dha lajmin që prisnim me padurim.

Shumë shpejt. Është një prej atyre këngëve ‘alla Fifi’.