Këngëtarja e njohur, Fifi, pati mbrëmë në “Dancing With The Stars” një performancë frymëzuese, për kufijtë e vetes së saj. Artistja tregoi se viti më i rëndësishëm për të ishte 2023, aty ku ndjeu se preku fundin, derisa erdhi në jetë djali.

Viti më i rëndësishëm për mua është 2023. Ishte shumë sfidues, shumë i lodhshëm, shumë peripeci, ulje dhe ngritje. Nisi me një ‘mental breakdown’. Më një pa dëshirë për të punuar, për të ecur përpara. Kam pasur miliona pikëpyetje në aspektin e karrierës. Nuk e dija ku doja të shkoja. M’u duk sikur asnjë njeri nuk e do më Fifin, as muzikën e Fifit. Nuk isha gati për të dal e për të kënduar. Më dukej sikur njerëzit nuk kishin ardhur për mua, kudo që unë do isha. Unë nuk dorëzohem kollaj, por e ndjeva veten në një pikë të dorëzuar, derisa erdhi në jetë djali. Thjesht dua ta bëj krenar djalin tim, që kur të rritet të thojë ‘mami im është Fifi që nuk u dorëzua kurrë’. Unë dua që muzika ime të jetojë me shekuj, pasi unë mos të jem më në këtë tokë. Dua që fjalët e mia, meloditë e mia të këndohen shumë shekuj, shumë shekuj mbasi unë nuk jam më këtu.

Këngëtarja u vlerësua shumë për ndjesitë e sjella me kërcimin e saj, por kishte probleme teknike sipas anëtarëve të jurisë.