Fifi është ndër artistet më në zë të tregut muzikor e cila pëlqehet shumë nga publiku. Ajo numëron me dhjetra hite dhe çdo këngë e saj arrin të depërtojë thellë në brendësinë e dëgjuesve.

Kohët e fundit artistja ka qenë goxha e impenjuar duke sjellë projekte të reja, qofshin ato solo apo bashkëpunime. Thënë kjo, dy nga projektet e saj kanë rezultuar si më të votuarat në klasifikimin e “The Top List” për këtë javë duke u renditur kështu në Top 10.

Bashkëpunimi i saj i shumëpëlqyer me Tunën, “Melaqe”, ka mbyllur Top 5 edhe për këtë javë.

Nga ana tjetër projekti i saj solo, ndoshta dhe ai që ka bërë më shumë bujë që nga koha që ajo ishte banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është “Diell”. Kjo këngë është rritur me 17 pozicione nga java e kaluar dhe renditet në vend të 9-të.