Fifi padyshim që ka qenë mjaft produktive kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja muzikore. E tashmë e dimë që çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit.

Çdo këngë e saj pëlqehet shumë nga publiku e këtë e kuptojmë fare mirë dhe nga votat e shumta që ato marrin në klasifikimin e “The Top List”. Madje këtë javë 3 nga këngët e saj janë renditur në Top 10.

Një arritje që shumë pak artistë e kanë hasur. Pak muaj më parë ishte Alban Skënderaj që kishte 3 këngë në Top 10, “Isabel”, “Ndalma” dhe “Dalëngadalë”. E në muajt e parë të vitit ishte Elgit Doda ai që kishte po 3 këngë në Top 10, “TL”, “Ku je” dhe “FL”. Na mbetet të shohim se kush do ta thyejë këtë rekord në vazhdim.