Fifi është një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Ajo padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite.

Fifi ka qenë mjaft aktive kohët e fundit duke sjellë shpesh projekte të reja, qofshin ato solo apo edhe bashkëpunime. E duket se mes gjithë impenjimeve të saj në muzikë, Fifi na dhuron një tjetër surprizë.

Është pikërisht Fifi artistja e cila do të jetë këtë të shtunë në “A Live Night” për kënaqësinë e të gjithë dëgjuesve. Në një rrëfim tejet personal e me tingujt e hiteve të saj më të mira, nata e së shtunës është për të mos u humbur.

Fifi mbyll kështu dhe sezonin e “A Live Night”. Një emision që na ka mbajtur gozhduar para ekranit, na ka bërë të njohim një tjetër anë të artistëve tanë të dashur dhe të dëgjojmë hitet e tyre më në zë.