Jemi në një tjetër javë të klasifikimit të “The Top List”, i cili është pushtuar nga artistet e skenës shqiptare.

Kjo javë ka rezultuar tepër e suksesshme për Samantën, e cila është ngjitur me 21 pozicione, duke zënë vendin e parë. Projekti i saj “Zemren Maje” ka 3 javë që është bërë pjesë klasifikimit, ku nga java në javë është venë re një ngjitje me shumë pozicione. Ndërkohë që javën e parë pozicionohej në vendin e 47-të, në javën e dytë ajo është ngjitur me 23 pozicione, duke u renditur në vendin e 24-t.

Vendin e dytë të klasifikimit të “The Top List” e zë, Beatrix Ramosaj, e cila javën e shkuar mbante kreun e klasifikimit të “The Top List”. Prej 6 javësh, projekti i saj muzikor “Pa ndjenjë” është pjesë e listës së “Top Awards”.

Elvana Gjata dhe projekti i saj debutues në tregun ndërkombëtar, “Forever Is Over” prej 7 javësh është në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Prej 5 javësh, ky projekt muzikor ka mbajtur kreun e “The Top List” për 5 javë rresht. Për këtë javë, Elvana mban vendin e 3-të.

Duket se vera po arrin kulmin e saj dhe artistët vazhdojnë të publikojnë sa më shumë projekte muzikore. Gjatë kësaj javë 8 projekte të reja i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards”, ku disa prej tyre janë pozicionuar mjaft mirë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 85:

  1. Samanta – Zemren Maje
  2. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenje
  3. ElvanaGjata – Forever is Over
  4. Butrint Imeri– Bella
  5. Alban Ramosaj – Bitchi i mesantes
  6. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  7. Ledri Vula – U harrum
  8. Mixey ft. Capital T – Hatixhe
  9. Dj Dags& PM ft. YlliLimani – Besom
  10. Babastars – High 4 Real
  11. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simptatia
  12. Kida – Pe Du
  13. Capital T – Pse po ma lun lojen
  14. Granit Derguti & Mixey ft. Xhensila – Lova
  15. Alban Skenderaj Ft. Dalool – 1000 Premtime
  16. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  17. ButrintImeri – Mona Lisa
  18. Stanaj – The Way I love Her
  19. Lyrical Son & Mc Kresha – Hey Girl
  20. Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
  21. Kida – Anderr
  22. Majk – Katile
  23. ArditCuni – Je mama
  24. Alban Skenderaj – Stoli I trendafilave
  25. ButrintImeri – Vec per mu
  26. Alban Skenderaj – Dikur
  27. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  28. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  29. ElvanaGjata ft. Capital T &2po2 – Lejla
  30. SoniMalaj – Loca
  31. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  32. Endri – Si dje
  33. Dobs ft. Armenda – Puzzle
  34. Majk –Kcen
  35. Dhurata Dora – Bubble
  36. FloriMumajesi ft. Elinel – Ne shpirt
  37. Gjiko – Yjet Nalt
  38. Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
  39. Dafina – Four Season
  40. Getinjo – Sexy
  41. Elgit Doda – Asaj
  42. Ronela Hajati – Mos ik
  43. Argjentina Ramosaj – Pse
  44. Capital T – Uno
  45. Jon Ajdini – Me ler te te shoh
  46. Lind Islami – Blla Blla
  47. Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
  48. Mirud – Ti me harro
  49. Vitmar Basha – E imja dhe e jotja
  50. Luana Vjollca – Benzina