Prej 4 javësh projekti më i ri i Gent Fatalit ka qënë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendet më të rëndësishme të klasifikimit.
Që në javën e parë të publikimit, “Ex” arriti të renditej në vendin e 4-t, duke treguar kështu që artisti kishte goditur në shenjë me këtë prodhim të ri muzikor dhe se fansat, falë votave të tyre, e kishin mbështetur dhe votuar reperin, duke e ngjitur deri në 3-shen më të nxehtë të listës.
Po kjo javë ka rezultuar fatale për artistin pasi publiku pretendon se një pjesë e këngës “Ex” është e kopjuar nga “Monster” e Professor Green, e publikuar në vitin 2010. Si pasojë e sugjerimeve të publikut, projekti i Gentit është përjashtuar nga klasifikimi i 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Ndërkohë që më poshtë do të dëgjoni dy projektet muzikore, cili është mendimi juaj?