Ishte viti 2019 kur Enis Bytyqi u bë pjesë e “The Top List” për herë të parë. “Kujtime” ishte projekti me të cilin ai debutoi në Top Awards.
E që nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Enisi është rritur në karrierë dhe ka korrur edhe më shumë sukses.
“Kujtime” ishte një projekt i ardhur solo dhe me nota të ngrohta dashurie. Sot, njihemi me një anë tjetër të Enisit.
Artisti ka publikuar “Menemadhe” në bashkëpunim me Dilin, duke u rikthyer kështu pas 5 vitesh në listë. Një këngë kjo tipike verore dhe ritmike, që me gjasa do të jetë hiti i radhës i sezonit.
Nga ana tjetër, Dili është një emër i ri për ne. Le të njihemi pak më shumë me të…
Dili është një ndër artistët më të rinj të tregut. Ai ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Dili punon si producent në studion e tij në Gjermani, ku bën dhe këngë vetë.
Rryma e tij e preferuar në muzikë është Reggaeton dhe Amerikano-Latine, të cilat dëshiron që t’i sjellë edhe në Shqipëri. Dili debuton në Top Awards me bashkëpunimin me Enis Bytyqin në “Menemadhe”.