Në një periudhë ku muzika moderne shqiptare shpesh dominohet nga rryma elektronike, ritmet ballkanike apo trendet momentale të TikTok-ut, Young Zerka sjell një frymëmarrje ndryshe, një rikthim tek reggae-ja autentike, e përzier me tinguj bashkëkohorë. Kënga e tij më e fundit, “Zoje”, është një dëshmi e kësaj qasjeje unike që artisti vazhdon ta kultivojë me kujdes dhe identitet të dallueshëm. Një këngë që vetëm Young Zerka di ta sjellë me aq lehtësi.
Young Zerka, i rritur në Londër në një ambient me ndikime reggae, ka ndërtuar një identitet artistik që balancohet midis melodisë dhe ritmit. Ai me vite ka eksperimentuar, nga bashkëpunime të mëdha, deri te krijime solo dhe “Zoje” tregon se ai nuk ka frikë të zbulojë anë të reja të vetvetes.
Ky projekt forcon edhe më shumë pozicionin e Young Zerkës si një artist me identitet të qartë dhe integritet artistik. Ai nuk ndjek gjithmonë trendet, shpeshherë, ai i shmang ato për të ndërtuar diçka që qëndron në kohë. “Zoje” është padyshim një nga projektet më të veçanta të këtij viti në muzikën shqiptare.