Kjo është java 6-të që Elvana nuk mposhtet nga kreu. Edhe këtë javë, projekti i saj muzikor “Xheloz” kryeson klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Pas një performance të shkëlqyer në finalen e “The Voice Kids”, ku Elvana magjepsi publikun me performancën e saj “live” të këngëve “Ti Shqiperi me jep nder”, “Me Fal” si edhe “Xheloz”, sigurisht që fansat nuk do rreshtnin të votonin artisten e tyre të preferuar.
Elvana po shijon sukseset e fundit muzikore, që padiskutim janë të shumta. Ndërkohë që minialbumi i saj, “3” vazhdon të pëlqehet masivisht nga publiku shqiptar, nga ana tjetër, publikimi i saj më i ri ndërkombëtar ka marrë vemendjen e fansave kudo në botë.
“Off Guard”, bashkëpunimi i saj me reperin amerikan Ty Dolla Sign, këtë javë është ngjitur me 10 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 33-të.
Elvana është pjesë e “The Top List” me 7 projekte muzikore në total, të cilat janë renditur mjaft mirë në listë. Ndërkohë që “Xheloz” qëndron e para për dy javë rresht, “Me fal” pozicionohet në vendin e 2-të, ashtu si edhe javën e kaluar.
“Ti Shqipëri me jep nder”, “Vec nje pike”, “Lejla” dhe “Forever is Over” pozicionohen përkratësisht në vendin e 5-të, 32-të, 41-të dhe 72-të.
Gjatë kësaj jave tre projekte të reja muzikore i janë shtuar listës, duke lënë jashtë saj disa projekte të cilat për një kohë të gjatë qëndronin në klasifikim.