Elgiti është një nga producentët dhe këngëtarët më të pëlqyer të momentit, jo vetëm për shkak edhe të këngëve të tij të fundit që patën shumë sukses, por edhe më parë artisti e ka treguar gjithmonë talentin e tij. Këngët e tij janë kthyer tashmë në hite dhe pëlqehen nga të gjithë.

E thënë kjo, sigurisht që sukseset e tij të shumta do të pasqyrohen edhe në ”The Top List”. Ai ka arritur që të tejkalojë artistët e tjerë duke pasur më shumë këngë në klasifikim.

Aktualisht ai renditet në “The Top List” me 8 këngë njëkohësisht në klasifikim dhe të gjitha kanë arritur të pozicionohen në Top 20 të listës. Ja cilat janë projektet e tij dhe renditja e tyre…

TL – Vendi i 5

Picasso – Vendi i 9

Ku je – Vendi i 11

FL – Vendi i 13

Piloti – Vendi i 14

A e din – Vendi i 15

Nuk muj – Vendi i 16

Parajsa ime 2 (Billionaire) – Vendi i 19